Sami Lushtaku flet pas raportimeve për tensione në PDK-në e Skenderajt

14 prill 2019 | 23:51

Kandidati për postin e kryetarit të degës në Skenderaj të Partisë Demokratike të Kosovës, Sami Lushtaku, ka folur pas raportimeve për tensione e përleshje fizike të dielên në një nëndegë të PDK-së, në fshatin Klinë e Epërme.

Përmes një shkrimi në profilin e vet në “Facebook”, Lushtaku ka thënë se kuvendi zgjedhor i nëndegës së Klinës së Epërme është anuluar, për shkak të disa pakënaqësive në mesin e të pranishmëve.

Postimi i plotë i Lushtakut:

Kanë vazhduar zgjedhjet e brendshme në degën e PDK-së në Skenderaj. Sot janë mbajtur kuvendet zgjedhore në Kllodërnicë, Rakinicë dhe Krasmirofc. Në këto nëndegë janë zgjedhur kryetarët, delegatët për kuvendin e degës dhe kryesitë e nëndegëve. Të gjitha këtyre strukturave u dëshiroj punë të mbarë e suksese në mandatin e ri 4 vjeçar.

Sa për sqarim të opinionit, kuvendi zgjedhor i nëndegës së Klinës së Epërme është anuluar, për shkak të disa pakënaqësive në mesin e të pranishmëve. Në këtë rast, Komisioni Lokal Zgjedhor ka vendosur që t’i anulojë këto zgjedhje deri në një vendim të ri. SL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas 300 vitesh, “Shkalla e shenjtë”, një nga vendet e…