
Sami Lushtaku i gatshëm t’i përgjigjet Lladrovcit, por jo tash: Në Drenas fiton Petrit Hajdari pa balotazh
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për kryetar të kësaj komune nga Partia Demokratike e Kosovës, Sami Lushtaku, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, që transmetohet në Periskopi dhe T7, ka thënë se kur po dëshirojnë kryetarët e komunave me qeverisje, po nisin të kërkojnë fajtor dhe ai është Sami Lushtaku.
Lushtaku ka refuzuar t’i përgjigjet Lladrovcit në këtë moment, por tha që do të jetë i gatshëm në të ardhmen.
Ramiz Lladrovcit, kandidatit të pavarur për Komunën e Drenasit, që nuk mori bekimin e PDK-së për të kandiduar edhe një mandat.
Lushtaku ka thënë se është i bindur se në Drenas do të fitojë Petrit Hajdari i PDK-së.
“Në Drenas do të fitojë Petrit Hajdari, kam bindjen, pa balotazh”, ka thënë ai.
“Jam i gatshëm të flas për Ramizin, por jo tani. Mendoj se Komuna e Mitrovicës, e Vushtrrisë dhe Drenasi e kanë përdorur të njëjtën politikë ndaj meje, sikur jam ndonjë gogol, sikur unë vendos. E vërteta është krejt ndryshe: kam qenë kryetar i Skenderajt, nënkryetar i Skenderajt, mendoj të jem prapë kryetar. Mendoj se secilit kryetar i del mjaft komuna e vet. Asnjëherë nuk kam shkuar as vizita e lejuar me të vendosi për komuna tjera. Këta që nuk kanë çfarë të tregojnë qytetarëve, fillojnë me kërkuar fajtor dikut tjetër. Mendoj se Ramiz Lladrovci do të marrë vota aq sa e meriton; nuk vendos Sami Lushtaku për Drenasin apo Ramiz Lladrovcin, por qytetarët”, ka thënë Lushtaku.