Sami Lushtaku kujton Malush Ahmetin: Sakrifica e dëshmorëve mbetet themel i lirisë së Kosovës
15 maj 2026
| 13:21
Sami Lushtaku ka kujtuar me respekt dhe krenari jetën dhe veprën e dëshmorit Malush Ahmeti, duke vlerësuar sakrificën e tij në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim publik, Lushtaku tha se Malush Ahmeti ishte luftëtar i paepur i UÇK-së, i cili dha gjithçka për lirinë, dinjitetin dhe të ardhmen e popullit shqiptar në Kosovë.
Ai theksoi se sakrifica e dëshmorëve mbetet ndër themelet më të forta të shtetit dhe lirisë që gëzon sot Kosova, ndërsa shtoi se amaneti i tyre obligon institucionet dhe qytetarët që të punojnë çdo ditë me ndershmëri, përkushtim dhe përgjegjësi për vendin.
“Lavdi e përjetshme Malush Ahmetit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Lushtaku.



