
Sami Lushtaku: Qeverisja e PDK-së do të mbahet mend për vendimmarrje
10 tetor 2020
| 20:45
Në 21-vjetorin e themelimit të PDK-së, kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka uruar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj partie.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se PDK-ja është bartëse e të gjitha proceseve më të rëndësishme për Kosovën, të krijimit të shtetit dhe ndërtimit të tij.
“Qeverisja e PDK-së do të mbahet mend për vendimmarrje që ka rritur cilësinë e jetesës, ka rritur mirëqenien e qytetarëve si dhe ka zhvilluar qindra projekte kapitale në të gjitha fushat, në mbarë vendin”, ka shkruar ai, raporton “Epoka e re”.
Lushtaku ka theksuar se PDK-ja do të vazhdojë të punojë në shërbim të vendit.