Sami Lushtaku reagon pas bastisjes së shtëpisë së Jakup Krasniqit

04 nëntor 2020 | 14:23

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar pas bastisjes që Specialja është duke e kryer në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqit.

Lushtaku ka thënë se është e papranueshme mënyra se si është kryer kontrolli, e posaçërisht arsyeja e kontrollit.
“Unë mendoj që është shqetësuese dhe e pa pranueshme mënyra e kontrollit dhe arsyeja e kontrollit, unë konsideroj se secili pjesëtarë i UÇK-së iu ka përgjigjur ftesës, secilës gjykatë, është e panevojshme e paarsyeshme që të shkohet në mëngjes herët që të maltretohet familja, mendoj që z. Krasniqi me një telefonatë iu kish përgjigj ftesës së Speciales”, ka thënë ai.

Më tutje, Lushtaku ka thënë se nuk ka arsye që të iket nga drejtësia, pasi sipas tij edhe Krasniqi do t’i përgjigjej ftesës nga Specialja.

“Ne nuk e kemi asnjë arsye as me ik as me ju shmangë drejtësisë, nëse mund të themi drejtësi. Ne nuk e kemi mendjen me lëshuar Kosovën, me një telefonatë, secili prej neve dhe z.Krasniqi ju kishin përgjigje Speciales”, ka thënë ai në “TV Dukagjini”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diego Armando Maradona kaloi natën në spital pasi u operua…