Sami Lushtaku reagon për tragjedinë e katër punëtorëve kosovarë në Vjenë

17 mars 2026 | 22:11

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të qytetarit nga Klina e Poshtme, Pajtim Bajrami, i cili humbi jetën në vendin e punës në Vjenë të Austrisë.

Në postimin e tij në Facebook, Lushtaku theksoi se kjo humbje e rëndë prek të gjithë komunitetin dhe lë një boshllëk të madh tek familja dhe të afërmit e të ndjerit.

Ai gjithashtu u shpreh ngushëllime për familjet e tre bashkëkombasve të tjerë që humbën jetën në të njëjtin incident,

“Ndajmë dhimbjen me ju në këto momente të rënda!”, shkroi kryetari Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi KF Ramiz Sadiku ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit…