Sami Lushtaku: Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit, për dallim nga Albin Kurti

15 maj 2026 | 18:47

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”, ku ka theksuar se gjithmonë i është përgjigjur drejtësisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lushtaku ka deklaruar se respekton Policinë, Prokurorinë dhe institucionet për të cilat, sipas tij, ai dhe bashkëluftëtarët e tij kanë luftuar dhe sakrifikuar.

“Unë i përgjigjem Republikës, kombit dhe Zotit. Si gjithmonë, edhe sot i përgjigjem drejtësisë. I respektoj institucionet për të cilat unë dhe bashkëluftëtarët e mi kemi luftuar dhe kemi dhënë gjithçka. Për dallim nga Albin Kurti, i cili nuk respekton as Policinë e as Prokurorinë, që Kushtetutën e shkel sa herë i konvenon politikisht, unë i respektoj dhe ju përgjigjem gjithmonë institucioneve të Republikës. Bëj thirrje për qetësi dhe maturi ndërsa shpresoj që Prokuroria të mos instrumentalizohet, por ta kryejë punën e vet në mënyrë të pavarur, pa ndikime dhe pa presion!”, ka shkruar në ‘Facebook’ kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka arritur në stacionin policor…