Sami Lushtaku voton me bashkëshorten: Çdo votë ka peshë për të ardhmen e vendit

07 qershor 2026 | 11:33

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ushtruar sot të drejtën e votës së bashku me bashkëshorten e tij, Feriden, duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në procesin zgjedhor.

Pas votimit, Lushtaku theksoi rëndësinë e votës si mjeti më i fuqishëm demokratik për të vendosur mbi të ardhmen e vendit.

“Sot, bashkë me bashkëshorten time Feriden, ushtruam të drejtën tonë për të votuar. Vota është zëri i secilit qytetar dhe mënyra më e mirë për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë. Ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të votojnë, sepse çdo votë ka peshë”, ka deklaruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar…