Samiti i BE-së ende pa rezultate

02 korrik 2019 | 11:31

Samiti i liderëve të vendeve anëtare të BE për emërimet në postet më të rëndësishme të institucioneve evropiane ka përfunduar pa sukses.
Asnjë prej blloqeve të krijuara nuk ka qenë i gatshëm të hiqte dorë nga kandidatet e vet. Pjesëmarrësit dolën të lodhur nga bisedimet 16 orëshe dhe as një periudhe e tillë kohore nuk i mjaftoi presidentëve dhe kryeministrave të vendeve anëtare të bllokut të gjenin zgjidhje për emërimet në postet më të rëndësishme në Bashkimin Evropian.
Kryetari i Këshillit të BE, Donald Tusk, e shpalli samitin të dështuar, pasi as negociatat kokë më kokë me krerët e disa vendeve më të rëndësishme të bllokut, nuk prodhuan asnjë rezultat. Samiti do të vazhdojë punimet të martën pres orës 11.
Kampet kryesore të partive më të mëdha nuk ishin të gatshme për kompromis, deklaroi Tusk në një konferencë shtypi pas dështimit të samitit. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se vendet e Vishegradit: Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Çekia së bashku me Italinë kanë kundërshtuar kandidaturën e holandezit, Frans Timmermans për postin e kreut të Komisionit Evropian, me argumentin se është tepër i majtë dhe i fokusuar tek kritikat ndaj mangësive juridike në Hungari dhe Poloni.
Orban nuk e ka mbështetur kandidatin e PPE-së, Manfred Weber (CSU). Merkel e pranoi se njerëzit janë të lodhur me ecejaket dhe mosmarrëveshjet në BE, por theksoi se hapat që do të hidhen lipset të mendohen mirë, sepse me këto vendime duhet të jetohet në pesë vitet e ardhshme./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Cyrih të Zvicrës është duke u mbajtur Festivali i…