Samiti i diasporës në Shqipëri, Hoxha: Gjuha jonë është ADN, identitet dhe vazhdimësi
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, në Samitin e diasporës shqiptare, ka theksuar rolin e diasporës në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Ai e ka cilësuar gjuhën shqipe si “ADN-ja jonë, kujtesë, identitet dhe vazhdimësi”. Sipas tij, “përpjekjet për gjuhën janë përpjekje për të qenë vetvetja”.
Hoxha ka thënë se dobësimi i gjuhës do të ishte përgjegjësi e vetë shqiptarëve. Ai ka mbështetur kërkesat e studentëve në Maqedoninë e Veriut si “legjitime”.
Ministri Hoxha ka vlerësuar mësuesit dhe vullnetarët në diasporë, duke thënë se “meritojnë më shumë mbështetje konkrete”.
Ai ka theksuar angazhimin për ta çuar shqipen “në vendin që meriton në Evropë”.
Diaspora, sipas tij, është histori “sakrifice, qëndrese dhe suksesi,” siç e cituan mediat shqiptare.



