
Samsung Galaxy Z Fold7: Vendos standarde të reja për smartfonët
Seria më e avancuar Galaxy Z deri më sot, që kombinon teknologjinë precize me inteligjencën e fuqishme për të përmirësuar çdo ndërveprim të përditshëm, e gjitha në dizajnin më të hollë dhe më të lehtë se kurrë më parë.
Samsung Electronics prezantoi sot Galaxy Z Fold7, pajisjen më të re që sjell bashkë më të mirën e dizajnit Galaxy, funksionalitetit të avancuar të kamerës dhe risive më të fundit në inteligjencën artificiale, në modelin më të hollë dhe më të lehtë të serisë Galaxy Z Fold deri më sot. Galaxy Z Fold7 ofron përformancën premium dhe përvojën e një ultra smartfoni, duke çliruar nivele të reja efikasiteti dhe produktiviteti me ekranin e tij të madh dhe gjithëpërfshirës kur hapet. I ndërtuar mbi sistemin e ri One UI 8, pajisja integrohet në mënyrë të natyrshme me agjentë inteligjentë, të përshtatur posaçërisht për formatin fleksibël.
“Galaxy Z Fold7 kombinon inteligjencën Galaxy AI me një harduer të fuqishëm, duke ofruar përvojën tonë më të avancuar të smartfonit deri tani,” tha TM Roh, President dhe Drejtues i Përkohshëm i Divizionit Device eXperience (DX) në Samsung Electronics. “Kjo fazë e re e pajisjeve të palosshme bashkon dizajnin dhe teknologjinë, me inteligjencën artificiale të ndërtuar posaçërisht për formatin fleksibël. U ofron përdoruesve përvojën ultra që kërkojnë, fuqi, përfshirje të plotë, inteligjencë dhe lëvizshmëri, të gjitha në një pajisje të vetme.”
Ultra elegante, Ultra e fuqishme-Galaxy Z Fold më i hollë dhe më i lehtë
Galaxy Z Fold7 është krijuar për ata që kërkojnë komoditetin dhe ndjesinë intuitive të një smartfoni tradicional, të kombinuar me fuqinë dhe fleksibilitetin e shtuar të një ekrani më të madh kur hapet, të gjitha në një pajisje të vetme. Me dizajnin e tij ultra të hollë dhe të lehtë, si dhe ekranin kryesor më të gjerë, Galaxy Z Fold7 ofron një përvojë të pandërprerë kudo që shkoni, e cila e bën shkrimin dhe shfletimin jashtëzakonisht të lehtë kur ekrani është i palosur.
• Me vetëm 215 gramë, Galaxy Z Fold7 është edhe më i lehtë se Galaxy S25 Ultra.
• Pajisja ka trashësi prej vetëm 8.9 mm kur është e palosurdhe bëhet edhe më elegant me 4.2 mm kur hapet.
• Pajisja vjen me një ekran kryesor 6.5-inç Dynamic AMOLED 2x, i cili ofron një përvojë më të gjerë shikimifalë raportit të ri 21:9.
Ekrani më i gjerë ndonjëherë në një smartphone Galaxy
Kur hapet, Galaxy Z Fold7 shkon përtej një smartfoni, ai shndërrohet në një pajisje krejtësisht të re, duke zbuluar një ekran të gjerë që zgjeron hapësirën e punës për redaktim, multitasking dhe përmbajtje gjithëpërfshirëse – duke përfituar më shumë nga Galaxy AI. Ekrani kryesor i Galaxy Z Fold7 është 11% më i madh se gjenerata e mëparshme, duke ofruar më shumë hapësirë për redaktimin e përmbajtjes dhe përdorimin e disa aplikacioneve njëkohësisht.
• Ekrani kryesor 8 inç Dynamic AMOLED 2X ofron kontrast ultra të thellë, të zezë të pastër dhe detaje të gjalla, që i japin jetë çdo përmbajtjeje, nga filmat deri te skedat që qëndrojnë të hapura gjatë multitasking-ut.
• Me teknologjinë Vision Booster dhe ndriçim maksimal deri në 2,600 nits, Galaxy Z Fold7 mbetet i dukshëm dhe i ndritshëm edhe nën rrezet e forta të diellit.
Pamje elegante, ndërtim i fortë
I hollë dhe i lehtë, Galaxy Z Fold7 është krijuar për të qenë gjithmonë në lëvizje me përdoruesin. I qëndrueshëm për përdorim të përditshëm, nga palosjet e përsëritura deri te vendosja në çantë, ai është ndërtuar për të zgjatur më shumë, falë një strukture të re të menteshës dhe ekranit të palosshëm.
• Mentesha Armor FlexHinge është më e hollë dhe më e lehtë, falë dizajnit të përmirësuar në formë pikë uji dhe strukturës inovative me shumë pista rrëshqitjeje, që zvogëlon rrudhat e dukshme dhe rrit qëndrueshmërinë duke shpërndarë në mënyrë të barabartë presionin.
• Ekrani kryesor është i ndërtuar me Corning® Gorilla® Glass Ceramic 2, një material i ri qeramik me kristale të integruara brenda matricës së xhamit. Ky ndërtim forcon rezistencën ndaj goditjeve dhe përthithjen e plasaritjeve, duke ofruar mbrojtje të lartë në një format jashtëzakonisht të hollë.
• Alumini i avancuar Armor Aluminum, i përdorur në kornizë dhe në strukturën e menteshës, rrit qëndrueshmërinë dhe fortësinë me 10%.
• Ekrani kryesor është ristrukturuar për të qenë më i hollë dhe më i lehtë, por gjithashtu më i fortë. Kjo u arrit përmes shtresës së re prej titani, ndërkohë që Ultra-Thin Glass (UTG) është bërë 50% më i trashë, duke e bërë ekranin shumë më rezistent.
Procesori më i fuqishëm ndonjëherë në një Galaxy
Galaxy Z Fold7 vjen me një procesor të klasit më të lartë, të personalizuar posaçërisht për performancë unike. Nga përkthimi në kohë reale te redaktimet me AI, çdo funksion ekzekutohet me shpejtësi dhe rrjedhshmëri mbresëlënëse.
• Snapdragon 8 Elite për Galaxy ofron rritje të performancës me 41% në NPU, 38% në CPU dhe 26% në GPUkrahasuar me gjeneratën e mëparshme. Kjo fuqi i jep Galaxy Z Fold7 aftësinë për të përpunuar përvoja të avancuara me AI direkt në pajisje, pa asnjë kompromis.
Kamera Ultra 200MP-Detaje Ultra të pasura, foto Ultra të qarta
Galaxy Z Fold7 sjell tashmë përvojën profesionale të kamerave Galaxy edhe në formatin e palosshëm, duke kombinuar harduer të avancuar me përpunim inteligjent për rezultate të jashtëzakonshme në çdo moment. Kamera me rezolucion të lartë kap detaje mbresëlënëse, ngjyra të gjalla dhe teksturë të pasur, duke e rikthyer përdoruesin në çdo kujtim. Përpunimi i imazheve i përmirësuar nga AI optimizon automatikisht ndriçimin, detajet dhe realizmin, duke siguruar që fotot dhe videot të jenë të qarta dhe të gjalla edhe në ambiente me dritë të ulët, si darkat e veçanta apo ndalesat e vona në kafe.
• Me kamerën kryesore 200MP me kënd të gjerë në serinë Galaxy Z, Galaxy Z Fold7 kap 4 herë më shumë detaje, duke prodhuar imazhe 44% më të ndritshme.
• Kamera 10MP me kënd 100° në ekranin kryesor zgjeron kornizën, duke e bërë të lehtë kapjen e selfie-ve në grup, momenteve të vlefshme dhe më shumë pamjeve përreth, kur pajisja hapet.
• Gjenerata e re ProVisual Engine nga Samsung përpunon imazhet më shpejt, duke siguruar që çdo foto dhe video të jetë më e qartë, më e gjallë dhe plot detaje.
• Me Night Video, detektimi inteligjent i lëvizjes ndan subjektet në lëvizje nga sfondet statike, për të reduktuar zhurmën në skena me ndriçim të ulët.
• 10-bit HDR ofron thellësi më të madhe të ngjyrave – rezultat i të cilit janë video me ngjyra më të pasura, kontrast më të thellë dhe detaje më reale, në çdo kohë të ditës apo natës.
Redaktim krijues në ekran të madh
Galaxy Z Fold7 sjell një studio krijuese profesionale në xhepin e përdoruesit, me mjete të fuqizuara nga AI dhe të optimizuara për ekranin e tij të madh. Përdoruesit mund të kapin foto dhe video mbresëlënëse dhe t’i redaktojnë me lehtësi. Nga pastrimi i sfondit në fotot e produkteve, deri te heqja e zhurmës së ambientit nga regjistrimet në kafene, përmirësimet me cilësi profesionale realizohen në pak hapa të thjeshtë. Funksionet intuitive dhe inteligjente të Galaxy Z Fold7 e bëjnë transformimin e përmbajtjes në nivel profesional të lehtë dhe të shpejtë, pa pasur nevojë për mjete shtesë.
• Fotot duken perfekte me Photo Assist, i cili lëviz, zhduk apo zmadhon objekte, rregullon këndet dhe plotëson sfondet me saktësi të drejtuar nga AI. Përdoruesit mund të kapin shprehje të gjalla, apo të përfshijnë edhe portretet e kafshëve shtëpiake me Portrait Studio dhe të përpunojnë fotot e tyre me Generative Edit të përmirësuar nga Galaxy. Aftësia për të hequr shpërqendrimet dhe për të plotësuar sfondet në mënyrë të pandërprerë e ka bërë këtë veçori të preferuar nga përdoruesit dhe tani është më inteligjente se kurrë. Me veçorinë e re Suggest Erases, sistemi sugjeron automatikisht heqjen e kalimtarëve me vetëm një prekje.
• Side-by-Side Editing dhe funksioni Show Original lejojnë krahasimin në kohë reale të imazhit origjinal me versionin e redaktuar në ekranin e madh, duke e bërë më të lehtë vendimmarrjen për ndryshimet që duhen bërë.
• Audio Eraser është përmirësuar për të qenë më inteligjent dhe më praktik. Tani vjen me një opsion të ri në aplikacionin Gallery dhe detekton automatikisht zhurmat e padëshiruara të sfondit, si era apo trafiku, duke i hequr ato nga regjistrimet video me një klikim.
Përvojë Ultra me AI
Epoka e re e Galaxy AI në ekran të madh
Galaxy Z Fold7 shfrytëzon fuqinë e ekranit të palosshëm për të rritur ndjeshëm efikasitetin dhe komoditetin e inteligjencës artificiale, duke ofruar përvoja që janë instinktive, të përshtatshme dhe jashtëzakonisht efikase. Me One UI 8 të ri, i cili është i vetëdijshëm për kontekstin dhe reagon natyrshëm, përvoja me Galaxy AI është optimizuar për formatin fleksibël dhe ekranin e gjerë të Galaxy Z Fold7, duke sjellë një mënyrë më intuitive dhe gjithëpërfshirëse për të ndërvepruar me teknologjinë. Më pak kalime midis aplikacioneve dhe ekraneve, dhe më shumë krijimtari dhe produktivitet pa ndërprerje, të gjitha në një hapësirë të vetme dhe të pandërprerë.
• E ndërtuar si një agjent i vërtetë multimodal, One UI 8kombinon pa ndërprerje multitasking-un në ekran të madh me mjete inteligjente që kuptojnë atë që përdoruesi shkruan, thotë apo sheh. Gjithashtu, falë kamerës me AI dhe mbrojtjes së integruar të privatësisë në çdo shtresë, Galaxy Z Fold7 bëhet një asistent personal inteligjent dhe i sigurt, gati për të ndihmuar në çdo moment, kudo që ndodheni.
• Me One UI 8 tërësisht të ri në Android 16, Galaxy Z Fold7 prezanton platformën më të fundit me fuqi AI të Samsung për pajisjet me ekran të palosshëm, duke sjellë përvojën më të re Android menjëherë që në hapjen e kutisë.
• Gemini Live është përmirësuar me AI multimodal, që kupton atë që përdoruesi sheh, thotë dhe bën, duke mundësuar pyetje kontekstuale me zë ose me tekst, pa pasur nevojë për të kaluar vazhdimisht mes aplikacioneve. Me ndarjen e ekranit ose të kamerës në Gemini Live, përdoruesit mund t’i tregojnë thjesht Gemini-t atë që po shohin dhe të marrin menjëherë përgjigje e sugjerime të dobishme.
• Me Circle to Search, këshillat për lojëra shfaqen saktësisht kur dhe ku nevojiten. Mjafton të rrethosh një element në ekran dhe të marrësh menjëherë rezultate, këshilla apo taktika, në një dritare lundruese që nuk ndërpret përvojën.
• Falë Galaxy AI të optimizuar për ekran të madh, Galaxy Z Fold7 ofron përvoja që shfrytëzojnë maksimalisht përfitimet e ekranit të palosshëm për të rritur produktivitetin.
AI Results View paraqet rezultatet nga funksionet AI në Split View ose në Floating View, duke ruajtur të pandryshuar përmbajtjen origjinale në ekran. Përdoruesit mund të jenë më efikasë me Drag & Drop të përmbajtjes së gjeneruar nga AI, si imazhe apo tekste, direkt nga Multi Window. Me mjete si Drawing Assist dhe Writing Assist, bëhet më e lehtë përpunimi i ideve dhe përmbajtjes vizuale, duke mundësuar një proces krijues më të rrjedhshëm.
Siguri e avancuar për epokën e re mobil
Ndërsa përvojat mobile bëhen gjithnjë e më inteligjente dhe të ndërlidhura, Samsung po forcon themelet që i mbrojnë ato, duke prezantuar masa të reja sigurie për AI-në në pajisje, zgjeruar zbulimin e kërcënimeve ndërmjet pajisjeve dhe përmirësuar sigurinë e rrjetit me enkriptim rezistent ndaj teknologjisë kuantike. One UI 8 sjell privatësi të avancuar për përvojat e personalizuara me AI, përmes teknologjisë së re Knox Enhanced Encrypted Protection (KEEP). KEEP krijon mjedise të veçanta të ruajtura dhe të enkriptuara për çdo aplikacion, brenda zonës së sigurt të pajisjes, duke siguruar që çdo aplikacion të ketë akses vetëm në të dhënat e veta konfidenciale dhe asgjë më tepër. Me One UI 8, Samsung e zgjeron më tej platformën Knox Matrix, duke ofruar mbrojtje më proaktive dhe më miqësore për përdoruesin në të gjithë ekosistemin Galaxy. Gjithashtu, si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për siguri të qëndrueshme ndaj teknologjisë kuantike, Samsung po integron kriptografinë post-kuantike në funksionalitetin Secure Wi-Fi. Ky përmirësim siguron procesin e shkëmbimit të çelësave në zemër të lidhjeve të enkriptuara, duke garantuar mbrojtje të fortë të privatësisë edhe kur lidheni në rrjete publike.
Shërbimi Fast Track Support
Samsung ka lançuar gjithashtu në Europë shërbimin Fast Track Support për përdoruesit e serisë Galaxy Z. Kjo përvojë premium ofrohet falas për të gjithë poseduesit e pajisjeve Galaxy Z dhe përfshin asistencë të dedikuar nga ekspertë të trajnuar të Samsung, në dyqan, përmes bisedës online ose në telefon.
Disponueshmëria dhe ofertat
Galaxy Z Fold7 do të jetë i disponueshëm për porosi paraprakeduke filluar nga data 9 korrik, ndërsa shitja zyrtare fillon më 25 korrik. Galaxy Z Fold7 vjen në opsione ngjyrash Blue Shadow, Silver Shadow dhe Jet Black.
Për më shumë informacion rreth Galaxy Z Fold7, Galaxy Z Flip7 dhe Galaxy Z Flip7 FE, ju lutemi vizitoni www.samsung.com/al.