Samsung konfirmon specifikat e Galaxy S10 5G

01 prill 2019 | 20:48

Samsung Galaxy, S10 5G, modeli i ri 5G në Kore do të vijë me të vërtetë me modemin 5G e Samsung. Këtë mëngjes Samsung konfirmoi specifikat hardverike të modelit, së bashku me njoftimin se S10 5G do të dalë në shitje në Kore më 5 prill.

Ajo që është jashtëzakonisht interesante në lidhje me këtë storie është se Samsung S.LSI me sa duket e ka tejkaluar Qualcomm në drejtim të dërgimit të silikonit të parë komercial 5G.

Në njoftimin e shtypit ne shohim konfirmimin e variantit që përdor procesorin Exynos 9820 dhe flitet për karakteristika të tilla si NPU.

Megjithëse nuk e konfirmon drejtpërsëdrejti Modem 5100 në emër, është alternativa e vetme pasi Qualcomm konfirmon se modemi X50 punon vetëm në koordinim me Snapdragon 855 SoC.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Maqedonisë vitin e kaluar kanë shpenzuar 133.7 milionë…