Samsung prezanton promocionin “Dual Screen”: Dyfishoni argëtimin me blerjen e një televizori Samsung

14 tetor 2025 | 11:09

Përfitoni një Full HD Smart TV 24″ ose 27″ si dhuratë me blerjen e një televizori Samsung të përzgjedhur.

Samsung Electronics ka kënaqësinë të njoftojë promocionin e tij më të fundit “Dual Screen”, i cili do të zgjasë nga 13 tetori deri më 9 nëntor 2025. Kjo fushatë emocionuese u ofron konsumatorëve mundësinë të dyfishojnë përvojën e tyre të shikimit, duke marrë një televizor më të vogël (24” ose 27” Full HD Smart TV) si dhuratë me blerjen e disa prej modeleve të përzgjedhura të televizorëve Samsung.

Qoftë për adhuruesit e sportit, familjet që duan të përmirësojnë përvojën e argëtimit në shtëpi apo studentët që kërkojnë më shumë fleksibilitet, ky promocion sjell komoditet dhe kënaqësi në çdo cep të shtëpisë suaj.

Dyfishoni argëtimin, dyfishoni kënaqësinë

Imagjinoni një botë ku programet, filmat dhe ngjarjet tuaja sportive të preferuara ju ndjekin kudo në shtëpi. Me promocionin Samsung “Dual Screen”, kjo ëndërr bëhet realitet. Qoftë kur gatuani në kuzhinë, relaksoheni në dhomën e gjumit apo kaloni mbrëmje të qeta në shtëpinë e pushimit, dy ekranet sigurojnë që të mos humbisni asnjë moment. Televizori më i madh bëhet qendra e argëtimit në dhomën kryesore, duke ofruar pamje mahnitëse dhe tinguj mbresëlënës, ndërsa televizori më i vogël që vjen si dhuratë sjell aksionin dhe kënaqësinë në hapësira të tjera të shtëpisë. Kjo ndërthurje e përsosur u mundëson familjeve të ndjekin njëkohësisht përmbajtje të ndryshme, prindërit mund të shikojnë lajmet ose serialet e preferuara, ndërsa fëmijët të argëtohen me programe edukative apo filma. Për studentët, kjo është zgjidhja ideale për momente relaksi gjatë pushimeve nga studimet, pa pasur nevojë të largohen nga konvikti apo banesa.

Karakteristika të përshtatura për çdo stil jetese: Të dizajnuara për të frymëzuar dhe fuqizuar

Televizorët Samsung[1] janë më shumë sesa thjesht ekrane, ato janë një portë hyrëse në një botë inovacioni dhe komoditeti. Karakteristika si Glare-Free Technology në modelet Neo QLED dhe OLED ofrojnë imazhe kristalore edhe në dhoma të ndriçuara mirë, duke i bërë ato perfekte për kuzhina ose dhoma me diell. Vision AI përshtat cilësinë e figurës në hapësirën tuaj, duke siguruar një përvojë gjithëpërfshirëse çdo herë. Teknologjia Real Quantum Dot në modelet QLED ofron ngjyra të gjalla dhe kontrast të thellë, duke ofruar imazhe marramendëse. Televizorët janë gjithashtu pa kadmium dhe të certifikuar nga TÜV për emetim të ulët të dritës blu, duke ju lejuar të shijoni përmbajtje pa shqetësime[2]. Ekosistemi SmartThings lidh pa probleme pajisjet tuaja, duke krijuar një përvojë harmonike dhe inteligjente në shtëpi. Sistemi operativ Tizen mundëson përdorimin intuitiv të një game të gjerë aplikacionesh dhe shërbimesh transmetimi dhe me Knox Security, të dhënat dhe privatësia juaj janë të mbrojtura. Pavarësisht nëse e doni teknologjinë më të fundit, menaxhoni një jetë familjare të ngjeshur ose studioni, televizorët Samsung janë të dizajnuar për ta bërë jetën tuaj më të këndshme dhe të përmbushur.

Promocioni Samsung “Dual Screen” zgjat nga data 13 tetor 2025 deri më 9 nëntor 2025

Klientët që blejnë një televizor 65 inç Neo QLED, OLED, The Frame ose The Frame Pro do të marrin dhuratë një televizor 24 inç Full HD Smart TV, ndërsa ata që blejnë një televizor 75 inç ose më të madh do të përfitojnë një televizor 27 inç Full HD Smart TV. Modelet Neo QLED përfshijnë serinë që fillon me QN80F.

Gjithashtu, modelet 98 inç (Q80C, DU9072 dhe QN90D) janë pjesë e promocionit, si edhe modelet Micro RGB 115 inç dhe Neo QLED 115 inç, të cilat vijnë me dhuratë një televizor 27 inç Full HD Smart TV.

5 vite garanci shtesë

Kjo është një mundësi ideale për të përmirësuar stilin tuaj të jetesës me teknologjinë më të avancuar dhe komoditetin më të lartë. Qoftë si adhurues sporti, prind i zënë apo student, kjo ofertë siguron që të mos humbni asnjë moment nga argëtimi që ka më shumë rëndësi për ju.

Për më shumë informacion rreth promocionit Samsung “Dual Screen”, vizitoni link-un.

[1] Për të përdorur funksionet dhe aplikacionet e Smart TV-së (përfshirë platformat e transmetimit online), duhet të krijoni dhe/ose të hyni në një llogari Samsung.

[2] Certifikimi TUV Rheinland vërteton se televizorët QLED të Samsung plotësojnë parametrat teknikë për teknologjinë QD – përfshirë praninë e shtresës QD dhe ndriçimin me LED blu, si dhe analizën e spektrit të ngjyrave në përputhje me raportin teknik të IEC – 110/1749/DTR (në pritje të standardizimit të ardhshëm).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hysni Bajrami shpall të pavlefshme dëftesën e shkollës fillore “Abdyl Frashëri”…