Samsung prezanton serinë Galaxy S26 në Kosovë: Një epokë e re e përvojës inteligjente dhe privatësisë së avancuar
Harduer i fuqishëm, sistem kamerash lider në industri dhe përvoja të avancuara, intuitive me inteligjencë artificiale, së shpejti të disponueshme edhe për përdoruesit në Kosovë. Pas prezantimit global, Samsung Electronics prezantoi edhe në Prishtinë serinë Galaxy S26. Në eventin e mbajtur dje në “L’Antica Pizzeria Da Michele Kosovo”, përfaqësues të mediave dhe partnerë biznesi të kompanisë patën mundësinë të shohin nga afër se si pajisjet më të reja Galaxy S26, S26+ dhe S26 Ultra mbështeten nga përvoja më intuitive, proaktive dhe e personalizuar Galaxy AI, të dizajnuara për të thjeshtuar detyrat që njerëzit kryejnë çdo ditë në telefonat e tyre. Shitja zyrtare e pajisjeve në Kosovë do të nisë më 11 mars. Deri atëherë, të gjithë të interesuarit mund t’i porosisin paraprakisht pajisjet më të reja Samsung te operatorët dhe partnerët e shitjes me pakicë dhe të përfitojnë nga një ofertë ekskluzive: modelin me 512GB memorie me çmimin e modelit 256GB.
Si gjenerata e tretë e telefonave inteligjentë Samsung me inteligjencë artificiale, seria Galaxy S26 është projektuar mbi një filozofi të vetme: teknologjia duhet të kalojë në sfond, ndërsa përdoruesi të mbetet në qendër të vëmendjes. Nga menaxhimi i orareve të ngarkuara deri te organizimi dhe përpunimi i përmbajtjes digjitale, Galaxy S26 redukton numrin e hapave të nevojshëm për çdo detyrë. Në vend që përdoruesi të merret me mënyrën “si” funksionon telefoni, Galaxy AI i lejon të përqendrohet te ajo “çfarë” dëshiron të arrijë.
Modeli më i fuqishëm i serisë, Galaxy S26 Ultra, sjell arritje të rëndësishme në industri në dy kategori kryesore:
- Privacy Display: Ekrani i parë në botë i integruar për privatësi, i cili mbron përmbajtjen nga shikimet anësore në nivel pikseli, duke ruajtur njëkohësisht ndriçimin dhe qartësinë maksimale për përdoruesin.
- Performancë pa kompromis: I pajisur me platformën e personalizuar Snapdragon® 8 Elite Gen 5 for Galaxy, Galaxy S26 Ultra ofron përmirësime të ndjeshme në performance, CPU (19%), NPU (39%) dhe GPU (24%), të mbështetura nga një Vapor Chamber e ridizajnuar për ftohje, që siguron menaxhim optimal të temperaturës.
Sistemi i kamerave në serinë Galaxy S26 është optimizuar për ndërveprim intuitiv. Me apertura më të mëdha të lenteve, që lejojnë deri në 47% më shumë dritë, dhe me prezantimin e kodekut profesional të videos APV, pajisjet ofrojnë cilësi të lartë pa humbje vizuale. Procesi kreativ lehtësohet edhe më tej me funksionet Creative Studio dhe Photo Assist, përmes të cilave përdoruesit mund të kryejnë modifikime komplekse të fotografive duke përdorur komanda të thjeshta përshkruese.
Ekosistemi i plotësohet me Galaxy Buds4 dhe Galaxy Buds4 Pro, të cilat mundësojnë kontroll të avancuar përmes lëvizjeve të kokës dhe aktivizim zanor të agjentëve me inteligjencë artificiale, duke ofruar produktivitet edhe kur pajisja mobile nuk është fizikisht në dispozicion.
Samsung vazhdon të investojë në mbrojtjen e të dhënave të përdoruesve përmes Knox Matrix dhe kriptografisë post-kuantike (PQC), të cilat forcojnë integritetin e sistemit. Një përfitim shtesë që vjen me serinë Galaxy S26 janë shtatë vite përditësime sigurie, duke garantuar jetëgjatësi dhe siguri për përdoruesit.
Ju rikujtojmë se seria Galaxy S26 është e disponueshme për porosi paraprake në Kosovë deri më 10 mars. Konsumatorët që bëjnë porosi paraprake për një nga pajisjet e serisë Galaxy S26 përfitojnë një avantazh ekskluziv, modelin me 512 GB memorie me çmimin e versionit 256 GB.
Për më shumë informacione rreth serisë Galaxy S26, vizitoni: https://www.samsung.com/al/offer/preorder-galaxy-s26-xk/.



