“Samsung” pritet të nxjerr laptop që i paloset ekrani

25 tetor 2018 | 15:15

Prej vitesh “Samsung” ka folur për smartfonin me ekran që paloset, por ende nuk ka diçka të re në këtë drejtim.

Sipas raportimeve ky telefon do të debutojë më 7-8 nëntor në konferencën e zhvilluesve të “Samsung”, megjithatë tani po flitet se do të jetë një tjetër produkt i kompanisë me këtë ekran.

Bëhet fjalë për laptop me ekran që paloset, ka raportuar “The Korea Herald”. Publikimi thotë se “Samsung” aktualisht është duke zhvilluar një ekran të madh AMOLED për laptopët.

“Samsung” është lider në këtë industri dhe një prej prodhuesve më të mirë të ekraneve OLED.

Këtë vit gjiganti i elektronikës ka prezantuar se konkurrentin e Surface, Notebook 9 Pen, një laptop hibrid 2n1 i cili peshon 900 gram. Detajet për këtë laptop mbeten ende enigmë./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, ka qenë “e paramenduar”,…