“Samsung” rikthen celularin me kapak, ja sa do kushtojë

26 shkurt 2019 | 11:36

“Samsung” ka ofruar një opsion të ri për celularin e ri me kapak që do nxjerrë në treg. Një video katër minutëshe tregon të rejat e “Galaxy Fold”, smartphone i ri që do kushtojë 1.700 paund. Aplikacionet e “Google Maps” do të shfaqen me ekran më të madh dhe do të kenë një konfigurim më të shpejtë të destinacionit. Thuhet se ky celular do të dalë në treg në Britani me 3 maj dhe është më i shtrenjti që ka sjellë ndonjëherë “Samsung”.

Është hera e parë që “Samsung” sjell risi të tillë, një pajisje që do të hapet me kapak dhe ofron një shumëllojshmëri opsionesh që nuk i kemi parë asnjëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka mbërritur në…