Samsung synon të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI
Samsung synon të integrojë Google Photos në televizorët Samsung AI, duke u ofruar përdoruesve një mënyrë të re për të rizjetuar kujtimet e tyre të preferuara në ekranin e madh
Samsung TV synon të jetë i pari që në vitin 2026 të prezantojë veçoritë e shërbimit Google Photos, duke sjellë për herë të parë kujtimet në ekranin e madh, ndërsa mundësitë për krijimin e përmbajtjes dhe rezultatet e personalizuara do të prezantohen më vonë gjatë vitit
Prishtinë, 30 dhjetor 2025 – Samsung Electronics njoftoi se po punon për integrimin e shërbimit Google Photos në televizorët Samsung, me qëllim t’u ofrojë përdoruesve një mënyrë të thjeshtë dhe të pandërprerë për të shijuar momentet që kanë më shumë vlerë për ta, nga udhëtimet dhe hobet, te kujtimet e përditshme me njerëzit e dashur, tashmë në një ekran të madh dhe mbresëlënës. Qëllimi është t’u ofrohet familjeve një mënyrë e këndshme dhe kuptimplotë për të zbuluar së bashku kujtimet e tyre më të dashura .
“Televizorët Samsung kanë qenë gjithmonë një pikë bashkimi për njerëzit, dhe sjellja e shërbimit Google Photos në ekranin e madh e bën këtë përvojë edhe më personale,” deklaroi Kevin Lee, Zëvendëspresident Ekzekutiv i ekipit të Përvojës së Përdoruesit në divizionin Visual Display (VD) të Samsung Electronics. “Përmes këtij partneriteti, ne i ndihmojmë përdoruesit të rizbulojnë dhe të rijetojnë momente të çmuara, duke zbuluar historitë që fshihen pas fotografive të tyre, të gjitha nga rehatia e dhomës së tyre të ndenjjes.”
Një mënyrë më kuptimplotë për të shijuar fotografitë personale
Google Photos e bën më të lehtë shijimin dhe ndarjen e kujtimeve të veçanta. Me integrimin e planifikuar, fotografitë e shkrepura me smartfonë do të shfaqen pa ndërprerje në televizorët Samsung, në një format më të madh dhe pothuajse kinematografik.
Përmes këtij integrimi, përdoruesit do të mund të eksplorojnë kujtimet e përzgjedhura drejtpërdrejt në televizor, të organizuara sipas personave, vendndodhjeve dhe momenteve të rëndësishme. Google Photos do të zgjerojë më tej gamën e përvojave të bazuara në fotografi që lidhen me Samsung Vision AI Companion (VAC), duke pasuruar mënyrën se si kujtimet theksohen dhe përjetohen gjatë ditës.
Samsung synon që Google Photos të integrohet thellësisht në të gjithë përvojën e televizorit. Për shembull, fotografitë mund të shfaqen natyrshëm përmes Daily+ dhe Daily Board, në mënyrë që kujtimet e rëndësishme t’i mirëpresin përdoruesit në momente të përshtatshme dhe kontekstuale gjatë ditës. Konfigurimi parashikohet të jetë i thjeshtë: përdoruesit mjafton të identifikohen me llogarinë e tyre Google dhe kujtimet fotografike do të shfaqen menjëherë në ekranin e madh .
Tre mënyra për të rijetuar dhe zbuluar kujtimet: Memories, Create dhe Personalized Results
Memories (prezantim ekskluziv i planifikuar në fillim të vitit 2026): Për herë të parë në televizor, shfaq histori të përzgjedhura të bazuara në persona, vendndodhje dhe momente të rëndësishme. Kjo veçori do të jetë ekskluzivisht e disponueshme në televizorët Samsung për gjashtë muajt e parë .
Create me ndihmën e inteligjencës artificiale (i planifikuar më vonë gjatë vitit 2026): Ofron variante tematike të bazuara në modelin Nano Banana për gjenerimin dhe redaktimin e imazheve nga Google DeepMind, me transformime kreative, argëtuese dhe dinamike. Përdoruesit do të mund të përdorin funksionin Remix për të ndryshuar stilin artistik të një fotografie, ose Photo to Video për të sjellë në jetë momente statike përmes videove të shkurtra.
Personalized Results (i planifikuar më vonë gjatë vitit 2026): Mundëson shfaqjen automatike të fotografive të lidhura apo të grupuara sipas temave ose motiveve të kujtimeve, si deti, alpinizmi apo Parisi.
Një përvojë e pandërprerë e kujtimeve në televizorët Samsung
Samsung dhe Google Photos synojnë të sjellin përvojën e një galerie kinematografike në zemër të shtëpisë, duke u mundësuar përdoruesve të televizorëve Samsung të shfletojnë, eksplorojnë dhe të rizjetojnë momentet e tyre më të rëndësishme me detaje të jashtëzakonshme. Ky integrim do t’i shndërrojë koleksionet personale të fotografive në një hapësirë që i fton përdoruesit të eksplorojnë udhëtimin e tyre personal, të krijojnë histori të reja dhe të rikujtojnë kujtime të çmuara me lehtësi.
“Google Photos është shtëpia e fotografive dhe videove të njerëzve, duke i ndihmuar ata të organizojnë dhe të sjellin në jetë kujtimet e tyre,” u shpreh Shimrit Ben-Yair, Zëvendëspresidente për Google Photos dhe Google One. “Me padurim presim ardhjen e shërbimit Google Photos në televizorët Samsung, për t’u mundësuar njerëzve të shijojnë fotografitë e tyre të preferuara në një ekran më të madh dhe të rilidhen me kujtimet në mënyra të reja.”
Rreth Samsung Electronics
Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen përmes ideve dhe teknologjive transformuese. Kompania po rishkruan kufijtë e botës së televizorëve, sinjalistikës digjitale, smartfonëve, pajisjeve të veshshme, tabletëve, pajisjeve shtëpiake dhe sistemeve të rrjetit, si dhe në fushat e memories, sistemit LSI dhe prodhimit të çipeve (foundry). Samsung po avancon gjithashtu teknologjitë e imazherisë mjekësore, zgjidhjet HVAC dhe robotikën, ndërsa krijon produkte novatore në industrinë automobilistike dhe atë të audios përmes Harman. Me ekosistemin SmartThings, bashkëpunimet e hapura me partnerët dhe integrimin e inteligjencës artificiale në të gjithë portofolin e tij, Samsung ofron një përvojë të lidhur, inteligjente dhe intuitive. Për risitë më të fundit, vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.



