“Samsung”ofron ndihmë, punon me kompanitë e maskave dhe rrit prodhimin e tyre

01 prill 2020 | 15:32

“Samsung”, prodhuesi më i madh në botë i telefonave , TV dhe çipa memorie, ka dërguar ekspertët e tij prodhues në firmat që prodhojnë maska, për të rritur prodhimin pa shtuar pajisje të reja, sipas një njoftimi nga gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut.

Në një firmë, prodhimi ditor i maskave u rrit nga 40,000 në 100,000, thuhet në këtë deklaratë. “Samsung” gjithashtu importoi 284,000 maska dhe i dhuroi në rajonin Daegu, ku shpërthimi në Korenë e Jugut është përqendruar.

14 bashkëpunëtorët e “Samsung”, përfshirë “Samsung Electronics”, i kanë dhuruar 30 miliardë dollarë Shoqatës së Ndihmës në Kore, për të mbështetur përpjekjet për të kapërcyer shpërthimin e koronavirusit në vend.

“Samsung” gjithashtu u siguroi autoriteteve të Koresë së Jugut ndërtesën e vet për ta përdorur si një qendër kujdesi për pacientët me koronavirus me simptoma të buta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi, Richard…