San Antonio përmbysi Toronton

13 janar 2020 | 15:01

Skuadra e San Antonios fitoi me rezultat të ngushtë 105-104 ndaj Torontos, një ndeshje e vendosur në minutën e fundit në favor të Spurs.

Kampionët kanadezë e dominuan takimin në shumicën e kohës (Ibaka 21 pikë e 14 rebound), duke u shkëputur deri në 18 pikë. Gjithsesi, në fund erdhi përmbysja e San Antonios, ku u dallua DeRozan me 25 pikë.

Fitore ka shënuar edhe ekipi i Memphisit, që mundi me rezultat 122-102 Golden State, ndeshje e vendosur në pjesën e dytë. Ndeshje e mirë e Valanciunas, me 31 pikë e 19 rebound, raporton “Telesport”.

Skuadra e Denverit arriti një fitore të rëndësishme ndaj Clippersave me shifrat 114-104, përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Perëndimit. 7 lojtarë të Denverit realizuan mbi 10 pikë (Nikola Jokiq 20 pikë e 15 rebound), ndërsa 30 pikët e Leonard për miqtë mbetën për statistikë. New York, falë 26 pikëve të Randle dhe 23 të Barrett e mposhti me rezultat 124-121 Miamin, ndërsa Phoenix triumfoi me rezultat 100-92 ndaj Charlotte (Oubre 25 pikë e 15 rebound).

Rezultatet

New York – Miami                    124-121
Washington – Utah Jazz          116-127
Brooklyn – Atlanta                    108-86
Memphis – Golden State         122-102
Toronto – San Antonio            104-105
Denver – Clippers                     114-104
Phoenix – Charlotte                  100-92

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, ka akuzuar…