
Sankoci dhe Fushtica me energjinë e ndryshimit – Hajdari: Nuk ka kthim prapa, fitorja është e pashmangshme!
Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, ka vazhduar fushatën zgjedhore me takime në Sankoc, Fushticën e Epërme dhe Fushticën e Poshtme, ku u prit me masivitet dhe entuziazëm të madh nga qytetarët.
Në Sankoc dhe Fushticën e Epërme, Hajdari theksoi se atmosfera e krijuar nga qytetarët është dëshmia më e qartë e ndryshimit që po vjen.
“Entuziazëm, buzëqeshje, besim – kjo është fryma e fitores që po vjen. Nuk ka më kthim prapa, nuk ka më vazhdim me të vjetrën. Qytetarët e dinë se Drenasi meriton duar të pastra, zhvillim dhe dinjitet”, deklaroi ai.
Ndërsa në Fushticën e Poshtme, Hajdari tha se qytetarët tashmë e kanë vulosur fitoren e PDK-së.
“Duke votuar për PDK-në, qytetarët e Drenasit votojnë për veten, sepse programin e kemi bërë së bashku me ta. Nuk ka kush i ndal qytetarët e Drenasit që të nisin kapitullin e mirëqeverisjes”, u shpreh kandidati i PDK-së.
Sipas Hajdarit, besimi i qytetarëve është garancia më e madhe për një fitore të bindshme më 12 tetor dhe për fillimin e një epoke të re të qeverisjes me dinjitet dhe transparencë në Drenas.
#MaMirePerDrenasin #PDK191
Petrit Hajdari
https://www.facebook.com/share/p/1EYgKVUmiz/?mibextid=wwXIfr
https://www.facebook.com/share/p/1B7PRnsgLq/?mibextid=wwXIfr