Sapo u shpall president, jep deklarata kundër Amerikës

22 nëntor 2021 | 22:50

Presidenti i sapokonfirmuar bullgar, Rumen Radev ka shqetësuar SHBA me deklaratën e tij pasi e cilësoi si “ruse” Krimenë e aneksuar nga Moska në 2014.

58 vjeçari i bëri komentet gjatë një debati televiziv me rivalin Anastas Gerdjikov, pak përpara raundit të balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 21 nëntor, të cilat i fitoi.

Ai tha se Bullgaria duhet të ruajë raporte pragmatike me Moskën dhe nuk duhet ta shohë Rusinë si armike, për shkak të lidhjeve të ngushta historike dhe kulturore. Ai u pyet nëse pendohet për kritikat që ka bërë ndaj sanksioneve që Bashkimi Evropian ka vendosur ndaj Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë dhe Radev u përgjigj që Krimea “për momentin është ruse”, duke shtuar “çfarë tjetër mund të jetë?”.

Kujtojmë se në vitin 2016, gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, kishte bërë thirrje për heqjen e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara lidhur me deklaratat e fundit të presidentit bullgar, Rumen Radev, në të cilat ai iu referua Krimesë si ‘ruse’”, tha Ambasada amerikane në Sofje, duke shtuar se “ne kemi qenë të qartë së bashku me G7, Bashkimin Evropian dhe NATO-n në pozicionin tonë që pavarësisht përpjekjes së Rusisë për aneksim dhe okupim që po vazhdon, Krimea është Ukrainë”, thuhej në deklaratë.

Pas komenteve të Radevit, Ukraina thirri për bisedime ambasadorin bullgar në Kiev për të shprehur shqetësimet lidhur me deklaratat e presidentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Liridona Home” në Istog ka hapur një krua në…