Sara Hoxha shfaqet në super formë

08 prill 2021 | 15:38

Sara Hoxha është bërë një nga vajzat më të komentuara në showbizin shqiptar dhe një ndër më të ndjekurat në rrjetet sociale.

Nga një vajzë e thjeshtë, ajo është kthyer në një personazh mjaft të njohur publik dhe ka fituar simpatinë e të gjithëve.

Para disa muajsh Sara dhe Ledri janë bërë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Poem Blu. Postimet me vajzën në rrjetet sociale nuk kanë fund, Sara është mjaft aktive dhe bën publike momentet më të bukura që kalon me vajzën e saj. Madje çifti i ka hapur Poem Blu një llogari në “Instagram”.

Së fundmi, Sara ka publikuar një foto në “Instagram”, ku shihet se e ka marrë veten shumë mirë nga shtatzënia, ku edhe pse kanë kaluar vetëm 4 muaj, trupi i saj është në super formë.

Në foto ajo shihet e veshur me lëkurë të ngjitur pas trupit dhe format e saj fizike kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke marrë komplimente të shumta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…