Sarah Mgbeike, MVP e derbit dhe javës në Superligën e Femrave

01 nëntor 2021 | 14:54

Derbi i xhiros së katërt në Superligën e Femrave u zhvillua ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, ku fitoi skuadra prishtinase me rezultat 77:61.

Te vashat kryeqytetase u dallua Sarah Mgbeike me 21 pikë, 26 kërcime, pesë asistime, tre topa të vjedhur dhe katër bllokada, ku indeksin e ndeshjes e kishte 41. Gjithashtu kontribut të madh ka dhënë edhe kapitenia Arbnore Përquku me 14 pikë, shtatë kërcime, dhjetë asistime dhe dy topa të vjedhur.

Penza shënoi fitore të thellë ndaj Kastriotit 16:131, ku te skuadra pejane u dalluan Rael Whitsitt me 34 pikë, 17 kërcime, katër asistime dhe 13 topa të vjedhur, si dhe Jeta Zeka me 20 pikë, 12 kërcime, tre asistime dhe 8 topa të vjedhur.

Vëllaznimi shënoi fitore ndaj Trepcës 42:70, ku më e mira në parket ishte basketbollistja kuqezi, Viola Tanushi me 14 pikë, 12 kërcime dhe katër asistime.

Top 5: Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përquku të Prishtinës, Rael Whitsitt dhe Jeta Zeka të Penzës dhe Viola Tanushi e Vëllaznimit.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "TOP5 JAVA KATERT SARAH MGBEIKE 21 PIKë, 26 KERCIME, 5 ASISTIME ARBNORE PERQUKU 14 PIKë, KERCIME, 10 ASISTIME LIGA FEMRAVE RAEL WHITSITT 34 PIKE, 17 KERCIME, ASISTIME, 13 TPV JETA ZEKA 20 PIKE, 12 KERCIME, 3 ASISTIME, TPV KOSOVA VIOLA TANUSHI 14 PIKë, 12KERCIME, ASISTIME"

 

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Britania i ka dhënë të hënën Francës 48 orë kohë…