
Sarajeva ndalon importin e 580 lodrave prej pelushi nga Kina
Inspektorati Sanitar Federal në Kalimin Kufitar të Aeroportit të Sarajevës (BP) ka ndaluar importin e një ngarkese prej 580 lodrash prej pelushi për fëmijë me origjinë nga Kina për shkak të mosplotësimit të kërkesave të importit.
Gjegjësisht, gjatë procedurës së inspektimit është konstatuar se dërgesa e pranuar nuk ka pasur deklaratë dhe se nuk është pajisur me certifikatë të prodhuesit se në bazë të analizave laboratorike është në përputhje me rregullat shëndetësore.
Rrjedhimisht, dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurinë shëndetësore të produkteve ushqimore dhe artikujve të përdorimit të përgjithshëm, importi i dërgesës së kontrolluar është i ndaluar.
Kthimi i kësaj dërgese është urdhëruar, ose shkatërrimi në mënyrën e përcaktuar në rast se kthimi nuk është i mundur.