Sarri: Chelsea ka nevojë për një sulmues

03 janar 2019 | 16:50

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se skuadra e tij ka nevojë për një sulmues. Italiani e pëlqen Gonzalo Higuainin, i cili aktualisht është në Milan në formë të huazimit nga Juventusi deri në fund të këtij stinori.

“Klubi i di opinionet e mia. Mendoj se kemi nevojë për diçka më shumë. Kjo varet nga bordi, jo nga unë. Ne duhet të tentojmë t’i zgjidhim problemet tona. Ne ishim në kontrollim të secilës së ndeshjes në kohët e fundit, mirëpo e kishim të vështirë të shënojmë të parët”, ka thënë Sarri.

Chelsea të mërkurën arriti marrëveshje me Borussia Dortmundin për talentin amerikan, Christian Pulisiq, i cili do të mbetet në Gjermani deri në fund të këtij stinori, mirëpo Sarri dëshiron edhe një sulmues tjetër në këtë afat kalimtar.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtari nga Dragobili, Agim Paçarizit, në bashkëpunim me shoqatat kulturore…