
Sarri: CR7 është i jashtëzakonshëm kur ndjen aromën e titullit
21 korrik 2020
| 11:45
Cristiano Ronaldo shënoi dy golat e fitores për Juventusin në derbin ndaj Lazios (2-1). Trajneri Maurizio Sarri e ka lavdëruar yllin portugez për paraqitjen e bërë, duke thënë se ai është i jashtëzakonshëm kur e ndien aromën e titullit.
“Kur Ronaldo ndjen aromën e titullit është i jashtëzakonshëm. Nga njëra ndeshje në tjetrën ka një rikuperim fizik dhe psikologjik fantastik”, ka thënë Sarri.
Trajneri italian ka thënë se “Zonjës së Vjetër” i duhen edhe katër pikë në katër ndeshje për të fituar “Scudetton”.
(V.Z / Epoka e re)