Sasa lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova
03 janar 2026
| 13:00
Largimi i saj ka qenë me vetëdëshirë, teksa Sasa ka bërë të ditur se vendimi është marrë për arsye shëndetësore.
Ajo ka sqaruar se do t’i duhet të udhëtojë jashtë Kosovës për vizita dhe trajtime mjekësore, gjë që e ka bërë të pamundur vazhdimin e qëndrimit në format.
Produksioni dhe banorët e tjerë e kanë përcjellë me mesazhe mbështetjeje, duke i uruar shërim të shpejtë.



