Sassuolo e Monaco pas Arijanet Muriqit

09 korrik 2025 | 16:40

Portieri Arijanet Muriq ka gjasa reale të largohet nga Ipswich Town, ekip të cilit iu bashkua para një viti. Dy klube, njëri nga Seria A e Italisë dhe tjetri nga Liga 1 e Francës, kanë shprehur interesim për shërbimet e Muriqit.

Sassuolo dhe Monaco janë ekipet që po insistojnë në transferimin e portierit 26-vjeçar këtë verë, i cili është i gatshëm të largohet nga Ipswichi, ekip që nuk ka mbijetuar në Premierë Ligë dhe në sezonin e ri do të bëjë gara në Championship.

Madje thuhet se Sassuolo ka bërë ofertë zyrtare për portierin Muriq, ndërsa edhe Monaco ka kontaktuar Ipswichin dhe mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje. Muriqi verën e shkuar iu bashkua Ipswichit nga Burnley dhe ka kontratë me skuadrën angleze deri në vitin 2028 dhe kartoni i tij vlerësohet 5 milionë euro. Sezonin e shkuar ai regjistroi 18 paraqitje në Premierë Ligë, kurse ka edhe 38 ndeshje për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësitit të…