SBAShK-u dorëzon kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit

20 nëntor 2025 | 11:33

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë te Departamenti i përgjithshëm, ndaj ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.

Kjo sindikatë ka bërë me dije se kallëzimi është bërë  “për shkak të dyshimit të bazuar të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke mos vepruar sipas Ligjit për Këshillin Ekonomik Social, duke mos shpallur që nga  fundi i vitit 2022 ftesën për formimin e këtij Këshilli për çka është i obliguar ligjërisht”.

“Me këtë mosveprim, Murati ka shkaktuar dëme të palës së tretë, pra sindikatave dhe anëtarëve të sindikatave në tërë Kosovën duke pamundësuar diskutimin për ligjet dhe rregulloret që prekin gjithë të punësuarit në Kosovë e me theks të veçantë duke e lënë Kosovën pa Marrëveshjen Kolektive si e drejtë që buron nga ligji i punës dhe kështu Kosova mbetet si i vetmi shtet në rajon që nuk ka këtë marrëveshje të nënshkruar”, ka njoftuar SBAShK-u.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli po përgatit një transferim të madh: ata e kanë…