SBAShK-u: Harresa e Qeverisë ndaj ligjit të pagave do t’i kthejë protestat dhe grevat

08 tetor 2021 | 11:37

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) i ka reaguar Qeverisë së Kosovës për ligjin e pagave.

SBAShK-u ka theksuar se “harresa e qeverisë ndaj ligjit të pagave do t’i kthej protestat dhe grevat”.

“Përpilimi dhe përgatitja e Ligjit të pagave ishte shoqëruar me debate të nxehta mes institucioneve dhe disa prej sindikatave dhe nuk munguan as protestat e grevat. Ligji u formësua pas shumë takimeve e angazhimeve dhe kaloi edhe nëpër Komisione parlamentare dhe në vet Parlamentin e Kosovës. Pjesa më e madhe e të punësuarve në shërbimet publike filluan të frymojnë më lirshëm dhe pritnin të shohin implementimin e këtij ligji dhe efektet e tij”.

“Mirëpo Avokati i popullit e dërgoi në Kushtetuese dhe organi më i lartë i drejtësisë pas dy pezullimeve kishte vendosur qëta shfuqizojë në tërësi këtë ligj, pra që ta kthej teinstitucionet me rekomandimet që ata të përmirësojnë gabimet e bëra dhe ta procedojnë tutje.Kushtetuesja nuk kishte thënë se ky ligj nuk duhej bërë kurrë dhe prandaj pjesa më e madhe e të punësuarve në sektorin publik, pra në arsim, shëndetësi, polici, zjarrfikësit, administrata dhe të tjerë shprehur zhgënjimin ndaj kësaj që ndodhi, por i mbante shpresa se Qeveria do të formojë komisionin gjegjës në bashkëpunim me sindikatat dhe do të nisin përmirësimet e kërkuara nga Kushtetuesja”, është thënë në reagimin e SBAShK-ut.

SBAShK-u ka theksuar se ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Kushtetueses dhe bazuar në realitetin shihet se qeveria dhe gjithë institucionet gjegjëse, me apo pa qëllim, e kanë harruar fare Ligjin e pagave dhe ky veprim i tyre dhe mungesa e gatishmërisë për dialog me sindikatat krijon pakënaqësi, që vazhdon të shtohen.

“Kjo do të bëjë që të kthehen protestat dhe grevat, të cilat SBAShK-u e as sindikatat tjera nuk i dëshirojnë, por do të veprojnë në bazë të kërkesave të anëtarësisë sepse ky është obligim i tyre”, thuhet në reagimin e SBAShK-ut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASh) i ka dorëzuar Kongresit listën…