SBAShK-u, i gatshëm për dialog ose grevë sapo të krijohen institucionet

20 gusht 2025 | 14:05

Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) ditë më parë ka deklaruar se nëse deri më 20 shtator nuk fillon dialogu me MAShT-in, sindikata do ta thërrasë Këshillin Drejtues për të shqyrtuar situatën dhe mund të ndërmarrë veprime sindikale, përfshirë edhe grevën.

Lidhur me këtë çështje, SBAShK-u është deklaruar edhe të mërkurën me një reagim publik.

SBAShK-u ka theksuar se “në rast se vullneti i institucioneve për dialog do të mungonte, atëherë do të ndërmerreshin veprime sindikale, pa përjashtuar as grevën e përgjithshme”.

Reagimi i plotë:

Duke respektuar vendimin e Kongresit të Jashtëzakonshëm për angazhime, që me dialog me qeverinë dhe MAShTI-n deri më 20 gusht të realizohen kërkesat legjitime të anëtarësisë, e nëse institucionet nuk tregojnë gatishmëri për dialog të bëhen përgatitje për veprime sindikale, Kryesia e SBAShK-ut mbajti sot, më 20 gusht, takim dhe, në konsultim edhe me shumë prej kryetarëve të nivelit komunal e të universiteteve, analizoi situatën aktuale duke shprehur shqetësim për moskrijimin e institucioneve, me të cilat do të zhvilloheshin takime dhe do të provohej fillimisht që me dialog të zgjidheshin kërkesat legjitime të anëtarësisë.

Në rast se vullneti i institucioneve për dialog do të mungonte, atëherë do të ndërmerreshin veprime sindikale, pa përjashtuar as grevën e përgjithshme

Duke parë se ende nuk kemi institucione me të cilat do të dialogonim, apo ndaj të cilave do të drejtoheshin veprimet sindikale, SBAShK-u deklaron se është i gatshëm për veprime, qoftë për takime e dialog, qoftë për veprime sindikale e greva dhe kështu do të veprojë, duke respektuar zërin e anëtarësisë me të krijuar institucionet e shtetit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga KDI-ja ka reaguar lidhur me seancën e…