SBASHK-u kërkon që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë

26 gusht 2020 | 23:57

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka kërkuar që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë për arsye se Institucionet arsimore janë të pa përgatitura.

“Sot patëm takim virtual me Komunat dhe Këshillin Drejtues, ku ata deklaruan se shkollat nuk janë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka deklaruar Jasharaj në Rtv Dukagjini.

Prandaj, Jasharaj ka thënë se mësimi duhet të shtyhet.

“SBASHK-u është për fillimin e vitit shkollor por në bazë të kërkesave tona. Nuk guxojnë të prekin normat e mësimdhënësve. Më mirë të shtyhet fillimi i vitit shkollor”, ka thënë ai tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në mesnatë ka vazhduar qarkullimi i lirë i veturave,…