SBAShK-u: Largimi i nxënësve nga Kosova po rrezikon të ardhmen e arsimit

07 korrik 2025 | 12:29

Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit, Vjollca Shala, në një intervistë ka ngritur alarmin për rritjen e ndjeshme të numrit të nxënësve që po ndërpresin shkollimin për t’u larguar jashtë vendit, së bashku me familjet e tyre.

Ajo tha se ky fenomen është përshpejtuar sidomos pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

Shala paralajmëroi se nëse nuk merren masa urgjente, ky zhvillim do të cenojë jo vetëm arsimin, por edhe të ardhmen e shoqërisë kosovare.

“Fenomeni i largimit të nxënësve nga Kosova është në rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave nga drejtoritë komunale të arsimit dhe vëzhgimeve në terren nga strukturat e SBASHK-ut, mijëra nxënës kanë ndërprerë shkollimin në Kosovë për t’u larguar jashtë vendit së bashku me familjet e tyre. Sidomos gjatë këtij viti, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, është vërejtur një shtim i dukshëm i largimeve”, u shpreh Shala./FrontOnline/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se vendet që…