SBAShK-u mbështet masat e reja anti-Covid

07 prill 2021 | 12:53

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës (SBAShK) është duke e mbështetur vendimin e qeverisë sipas të cilit nxënësit nga klasa e pestë deri në të nëntën të mbajnë mësimin “online” prej 12 deri më 18 prill.

Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se shpreson që pas 18 prillit të qetësohet situata me Covid, dhe nxënësit e të gjitha niveleve të kthehen në objektet shkollore, por siç ka theksuar ai e gjithë kjo do të varet nga gjendja aktuale.

Pavarësisht mbështetjes që ka SBAShK-u karshi vendimit të Qeverisë, Jasharaj ka thënë se mësimi “online” është sfidues pasi që sipas tij, shumë nxënës kanë mungesë të pajisjeve teknologjike.

“SBAShK-u përkrahë çdo vendim të Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, por urojmë që numri të bie dhe pas 18 prillit i tërë sistemi para universitar të kthehet në shkolla, sepse mësimi ‘online’ është sfidues ngase në Kosovë edhe kemi mungesë të teknologjisë dhe një numër i madh jetojnë edhe në kushte jo të mira”, ka deklaruar ai për “EO”.

E krejt ky vendim i Qeverisë, sipas Jasharajt është bërë me qëllimin që të stabilizohet situata me Covid nëpër shkolla, duke shtuar se mësimi “online” është zgjedhje e zorit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka…