SBAShK-u nuk pajtohet me vendimin e MAShT-it për zëvendësimin e orëve
Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) nëpërmjet një reagimi për medie ka thënë se nuk e njeh si të ligjshëm vendimin e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, lidhur me zëvendësimin e orëve të humbura gjatë grevës së punëtorëve arsimor.
“Nga fakti se si ky vendim është i njëanshëm e pa as edhe një konsultë paraprake me SBAShK-un, e aq më tepër kur dje kishim takim me ministrin Bytyqi, në prani të Drejtorisë së Përgjithshme të Internacionales Botërore të Arsimit për regjionin e Evropën dhe nuk është thënë asgjë lidhur me këtë çështje”, është thënë e SBAShK-ut.
SBAShK-u ka theksuar se me t’u publikuar në faqen zyrtare të MAShT-it ky vendim, do të ngritin padi në gjykatë ndaj këtij vendimi, i cili sipas tyre, bie ndesh me Ligjin mbi grevat dhe Kontratën Kolektive të Arsimit në Kosovë.