SBAShK-u proteston më 7 gusht: Kërkojmë drejtësi për ata që sakrifikuan gjithçka

04 gusht 2025 | 10:30

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës se Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së thirrur me 7 gusht nga organizatat e dala nga lufta.

“Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri e drejtësi. SBASHK-u ngre zërin për drejtësinë, për lirinë dhe për ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se protesta e organizuar nga OVL-UÇK është thirrur për përkrahjen e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2024 ka…