“S’besoja se kemi plumba për shqiptarë”, fjalët e babait të Visart Cengut që u vra në Prizren

05 janar 2023 | 08:34

31-vjeçari nga Kukësi Visar Cengu, i cili u vra dy ditë më parë në Prizren pas një sherri në lokal nate, është përcjellë për në banesën e fundit. Një i afërm i tyre ka shkruar se i kanë dhënë lamtumirën e fundit të riut ndërsa ka ndarë dhe një pjesë të fjalës së babait të viktimës.

“Kjo vrasje është përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë kuksianët dhe miqtë e shumtë të familjes Cengu nga Kosova e mërgata. “Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë” u shpreh i ati i Visartit i cili bashkë me vëllezërit e tij i kishte kontribuar luftës së UÇK-së për çlirimin e Kosovës!

I lehtë i qoftë dheu Visartit e familjarëve Zoti iu dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. Qoftë kjo vrasja e fundit në mes të shqiptarëve!”, ka shkruar mes të tjerash i afërmi.

Cengu dyshohet se u vra nga Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”, i cili është pronar i lokalit ku ai po qëndronte bashkë me dy miqtë e tij. I riu ishte kthyer nga Franca për të festuar ndërrimin e viteve në vendlindje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika…