Scaloni: Messi ka vuajtur shumë nga Covidi, ndaj nuk e ftova

27 janar 2022 | 12:22

Lionel Scaloni shpjegoi arsyet që çuan në mos thirrjen e Lionel Messit për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Kilit dhe Kolumbisë.

“Ne do të donim që ai të ishte këtu. Unë pata një bisedë me të dhe Leo më tha se ka vuajtur shumë prej Covid. Ai kishte shumicën e simptomave. Është e rëndësishme që ai të rikuperohet fizikisht, preferova më mirë të mos rrezikoja. Messi nuk ka luajtur prej disa kohësh dhe mendoj se vendimi ishte i duhuri”, ka thënë Scaloni.

Në mungesë të yllit argjentinas, Scaloni saktësoi se shiritin e kapitenit do ta mbajë Angel di Maria.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…