
Schmeichel: Nuk dëgjoj kritikat, qëndroj në kombëtare
22 maj 2025
| 11:30
Pavarësisht kritikave, portieri danez, Kasper Schmeichel do të vijojë të qëndrojë te kombëtarja. Konfirmimi ka ardhur nga vetë 38-vjeçari, në një intervistë për “Daily Mail”.
“Unë nuk kam lexuar asnjë fjalë nga ato që janë shkruar për mua. Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë dhe të gjithë kanë mendime, gjë që është normale dhe diçka e mirë. Kur isha fëmijë, ëndrra ime ishte të luaja për Kombëtaren dhe të vishja fanellën e Danimarkës. Të jem kapiten dhe të kem luajtur kaq shumë ndeshje është gjëja më e madhe për mua si futbollist”, ka thënë Schmeichel.