Schmeicheli thotë se është krenar që ka një kapiten si Kjaeri
Portieri i Danimarkës, Kasper Schmeichel është krenar që ka Simon Kjaer si kapiten në ekipin kombëtar, pas veprimit që bëri në rastin e Christian Eriksen.
Mesfushori i Interit pësoi një sulm në zemër dhe iu dha CPR urgjente në fushë. Lojtarët e Danimarkës ishin në gjendje të flisnin me Eriksen përmes telefonit të nesërmen.
“Ishte e bukur ta shihje atë të buzëqeshte dhe të qeshte dhe të ishte vetvetja dhe thjesht të ndjeje se është atje. Ishte një përvojë e shkëlqyer dhe diçka që më ka ndihmuar shumë”, ka thënë Schmeichel për DR. “Unë e njoh gruan e tij dhe fëmijët e tij, është një situatë absurde. Gjëja më e rëndësishme është që ai të ndihet mirë tani, ai ka përjetuar diçka që nuk mund ta dimë”. Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer i dha ndihmën e parë shokut të tij të skuadrës, duke e parandaluar atë që të gëlltiste gjuhën dhe ta vendoste në pozicionin e rimëkëmbjes para se të fillonte CPR. “Unë jam tepër krenar që kam Kjaer si kapiten. Nuk u habita që ai bëri atë që bëri, ai ka një njerëzim të jashtëzakonshëm. Gjithashtu, Simon dhe Christian kanë kaluar shumë kohë së bashku në Milano”, ka deklaruar portieri.



