
Scholz thirrje Bullgarisë t’i japë fund vetos për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
11 qershor 2022
| 23:38
Kancelari gjerman Olaf Scholz i ka bërë thirrje Bullgarisë që të heqë veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Scholz, duke vizituar Sofjen përpara një samiti të liderëve BE-Ballkani Perëndimor më 23 qershor, tha se blloku duhet të shmangë heqjen e shpresave për anëtarësim të vendeve në Ballkanin Perëndimor.
Ai shtoi se ndjen një “gatishmëri të re” nga BE për t’u zgjeruar pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.
Lufta ka dhënë një urgjencë të re në procesin e përpjekjes për të afruar vendet e Ballkanit Perëndimor me bllokun 27-anëtarësh për të shmangur ndikimin e Rusisë dhe Kinës.