Scholz thotë se pagesat e gazit rus do të vazhdojnë në euro ose dollarë

31 mars 2022 | 16:39

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të enjten se vendet perëndimore do të vazhdojnë të paguajnë për gazin rus në euro ose dollarë, pavarësisht kërcënimit të Kremlinit për të ndërprerë furnizimet që nuk paguhen në rubla.

“Ne shikuam kontratat për dërgesat e gazit. to thonë se pagesat bëhen në euro, ndonjëherë në dollarë… dhe unë e bëra të qartë në bisedën time me presidentin rus se kështu do të mbetet”, u ka thënë Scholz gazetarëve në Berlin, duke iu referuar një bisede telefonike me Vladimir Putin të mërkurën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori serb në Gjermani nga viti 2009 deri në vitin…