Schulz jep dorëheqje si kryetar i SPD-së, bëhet ministër i Jashtëm i Gjermanisë

07 shkurt 2018 | 21:27

Martin Schulz njoftoi sot se do të largohej në ditët e ardhshme nga presidenca e partisë socialdemokrate gjermane, pas marrëveshjes së arritur mes konservatorëve të Angela Merkel për një qeveri të ardhshme.

Ish-presidenti i Parlamentit Evropian, 62 vjeç, që synon postin e ministrit të Punëve të Jashtme, theksoi para shtypit në Berlin se nuk mund të jetë në gjendje për të garantuar më mirë procesin e rinovimit të partisë.

Andrea Nahles, 47 vjeçe dhe shefe e grupit parlamentar të partisë është thirrur për ta pasuar, përcjell Atsh.

Ish-ministrja e Punës, e cila përjashtoi pjesëmarrjen në një koalicion të madh, do të jetë e para grua që do të drejtojë partinë e vjetër Gjermane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj po qëndron…