Së paku 28 të vdekur në një aksident rrugor në Iran

14 nëntor 2019 | 13:13

Së paku 28 shtetas afganë kanë humbur jetën në një aksident rrugor në juglindje të Iranit.

Sipas agjencisë së lajmeve “ILNA”, 21 persona të tjerë janë plagosur.

Dy minibusët me të cilët udhëtonin viktimat, janë përplasur mëngjesin e së enjtes pranë qytetit Khash, rreth 1 500 kilometra në juglindje të Tehranit.

Rajoni është një rrugë që përdoret shpesh nga trafikantët për të kontrabanduar emigrantë ilegalë afganë.

Irani është një ndër vendet me sigurinë më të dobët në trafik, për shkak të automjeteve të vjetra, shërbimeve jo të duhura të urgjencës, si dhe mosrespektimit të rregullave të komunikacionit.

Mesatarisht, rreth 17 000 njerëz vdesin çdo vit në aksidente në Iran.

Në korrik, 18 njerëz kanë humbur jetën dhe 14 janë plagosur në dy aksidente rrugore në Iranin qendror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian…