Së shpejti mbahet takimi koordinues LV-LDK për çështjen e taksës

18 shkurt 2020 | 13:26

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në cilësinë e përfaqësueses së LDK-së si partnere e koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen, ka thënë se konkretizimi i marrëveshjes së këtyre dy subjekteve për çështjen e tarifës 100 për qind është çështje ditësh.

Ajo është shprehur para gazetarëve se brenda dy apo tre ditëve të ardhshme, do të zhvillohet takim koordinues në mes të LDK-së dhe LV-së, për të marrë hapat e mëtejshëm rreth tarifës së vendosur ndaj mallrave serbe.

“Sa i përket konkretizimit të asaj marrëveshje dhe hapave që do vijnë në ndërkohë, këto dy tre ditë do të kemi takim koordinues dhe do të vendosen të gjithë hapat qoftë nga aspekti kohor apo përmbajtjesor lidhur me zbatimin e asaj marrëveshjeje që ka të bëjë me tarifën”.

“Pra brenda pak ditësh do të jemi në gjendje për të zhvilluar takim. Siç e kam potencuar, këtë përgjigje s’po e jap në emër të Kuvendit, por si partner i koalicionit qeverisës sepse ajo çështje e Qeverisë së Kosovës dhe dy partive që janë pjesë e asaj qeverie”, ka thënë Osmani pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe bashkëshortja e tij, Georgina Rodriguez, momentalisht janë…