Së shpejti: Përvojë e përsosur e kamerës Galaxy për krijim të thjeshtë të përmbajtjes
Transformimi i një fotografie nga dita në natë brenda disa sekondash. Rikthimi i pjesëve që mungojnë të një objekti në foto, si një kafshim i humbur në një tortë. Bashkimi i disa fotove në një imazh të harmonizuar dhe të plotë. Këto aftësi krijuese dikur kërkonin ekspertizë profesionale ose orë të tëra redaktimi. Tani janë të mundshme brenda pak minutash, direkt nga telefoni juaj Galaxy, thjesht duke i përshkruar me fjalët tuaja. Ky është hapi tjetër i evoluimit të kamerës Galaxy: një përvojë e plotë bazuar në sistemin më të avancuar të kamerës Galaxy deri më sot.
Kamerat mobile tashmë shkojnë përtej fotografimit dhe inteligjenca artificiale më e re e Galaxy integron aftësi të avancuara krijuese për fotografim, redaktim dhe shpërndarje, të gjitha në një platformë intuitive. Rezultati është një përvojë pa probleme dhe një proces krijues më i thjeshtë, që eliminon nevojën për kalim nga një aplikacion te tjetri ose përdorimin e mjeteve komplekse, duke bërë kreativitetin më të shpejtë, më të lehtë dhe më natyral.
Në thelb të këtij evolucioni është besimi se kreativiteti nuk duhet të kufizohet nga aftësitë teknike apo eksperienca. Nga fotografimi te redaktimi, kamera Galaxy ka redefinuar në heshtje se çfarë është e mundur. Tani, çdokush mund të krijojë filma kinematografikë, të ndjekë yjet në qiellin e natës ose të kapë foto të pasura dhe të detajuara, edhe në dritë të dobët. Dhe me inputin natyral multimodal, redaktimi bëhet po aq i thjeshtë sa të përdorësh disa fjalë për të përshkruar atë që ke në mendje.
Vazhdoni të ndiqni Samsung për të zbuluar përvojën më të thjeshtë dhe më miqësore për përdoruesit të kamerës Galaxy, që vjen javën e ardhshme në ngjarjen Galaxy Unpacked.
Gjithashtu, rikujtojmë se Samsung fton përdoruesit të ndjekin risitë dhe të regjistrohen në samsung.com/unpacked, për të qenë ndër të parët që zbulojnë njoftimet e reja, teaser-at dhe përfitimet ekskluzive përpara eventit Galaxy Unpacked në shkurt 2026.
Gjithashtu, vlen të theksohet se konsumatorët në Kosovë që regjistrohen përpara datës 25 shkurt do të marrin një Samsung 25W Magnetic Wireless Charger me blerjen e një prej pajisjeve Galaxy që do të prezantohen më vonë gjatë këtij muaji.



