Së shpejti vjen dokumentari për jetën e Rihannës

20 gusht 2018 | 09:55

Dy vite pasi Rihanna ka miratuar realizimin e një dokumentari mbi jetën e saj, regjisori Peter Berg ka zbuluar se filmi do të arrijë brenda disa muajsh.

Në prill të vitit 2016, Berg ka thënë se po punonte në një dokumentar për Rihannën.

Berg ka thënë për “Slash Film” se dokumentari do të vijë brenda dy muajsh.

“Unë mendoj se ajo është një grua e re e jashtëzakonshme. Etika e punës, talenti, fati, shkathtësia, vizioni. Rihana është një grua me të vërtetë interesante dhe filmi do vijë për rreth një muaj e gjysmë, dy muaj”, ka thënë  Berg.

Regjisori Berg më parë ka thënë se dokumentari do të siguronte një ‘pamje pa filtër’ të jetës së Rihannës dhe se si ajo arriti të bëhej një ikonë globale.

Përveç dokumentarit, Rihanna është thënë se po filmon një projekt të quajtur “Guava Island” në Kubë me regjisorin Hiro Murai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Crazy Rich Asians” ka kaluar çdo pritshmëri, duke kryesuar shitjet…