Seanca dëgjimore për Salih Mustafën mbahet më 28 tetor

21 tetor 2020 | 09:01

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs kanë konfirmuar dje, se më 28 tetor do të mbahet seanca dëgjimore ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa, i akuzuar për, kinse, krime lufte.

Seanca dëgjimore mbahet në prani të prokurorit special dhe mbrojtjes, duke filluar nga ora 15:00.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë…