Seanca do të mbahet, s’jemi në gjendje të jashtëzakonshme
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosova aktualisht është në gjendje emergjente të shëndetit publik dhe jo në gjendje të jashtëzakonshme prandaj, sipas tij, Kuvendi i Kosovës mund të mblidhet dhe të funksionojë normalisht.
Kështu ai i është përgjigjur LV-së, zyrtarë të së cilës dje kanë thanë se në kohën kur po luftohet koronavirusi është e pamundur mbajtja e një seance në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, që me profesion është epidemiologe, ka deklaruar se nuk ka kushte për mbajtje të seancës, pak pasi që LDK-ja dorëzoi nënshkrimet për mocionin.
“Kuvendi nuk mund të ndalet. Osmani është juriste dhe nuk e injoron askënd që çon iniciativë apo kërkesë në përputhje me ligjin në Kuvend”, ka thënë Haziri.



