Seanca e radhës për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin mbahet më 11 shkurt
03 shkurt 2021
| 20:23
Në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, është bërë e ditur se më 11 shkurt, me fillim nga ora 11:00 do të mbahet konferencë për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 11 shkurt në orën 11:00”, thuhet në njoftim



